PV-pllakat njëkristakore•janë pllaka solare, të cilat prodhohënë mënyrë të ndëlikuar. Për shkak të sasisë së lartë të silicit, këto qelula janë mjaftë efikase, gjë që mundëson arritjen e koeficientittë lartë të shfrytëzimit të tyre. Për këtë arësye këto pllaka janë mjaftë të mira për tu vendosë në kulmet e shtëpive, ku nevoitet një sipërfaqe e vogël për instalimin e tyre. Pllakat PV kanë një afat qëndrueshmerie prej afro 30 vitesh. Këto pllaka njeriu mund ti dalloj nga ngjyra e kaltërt e mbylltë e deri në të zezë. Pllakat PV njëkristalore në krahasim me ato polikristalore kanë shkallë më të lartë shfrytëzimi, janë më të shtrenjta por edhe më të përhapura.

PV-pllakat shumëkristalore• dallohen për nga ngjyra e kaltërt dhe nga struktura kristalore. Këto pllaka kanë një shkallë më të ulët të veprimit se sa ato monokristalore. Kjo është për arësye se, gjatë prodhimit këto qelula kanë më pak silic të pastër. Jetëzgjatja e tyre është afro 30 vjetë. Këto pllaka PV janë shumë të përshtatshme për kulmet e shtëpive me sipërfaqe të mëdha, sepse në dallim prej PV-pllakave monokristalore prodhojnë më pak rrymë për sipërfaqe të caktuar.

Pllakat me shtresë të hollë kristalore• përbëhet nga një shtresë prej afro dy mikrometra të silicit. Kjo e bënë këtë lami për pllaka solare mjaft interesante. Kristalet e integruara në shtresën e hollë të pllakës solare të silicit i shenojmë si „KSD“ qelula, për shkak të vetive, dhe sasisë së vogël të silicit kjo metodë është mjaftë e përshtatshme. Koeficienti i dobishë te pllakat solare me shtresë të hollë kristalore është më i ulët se sa te pllakat mono-dhe polikristalore.